Site icon Telegrafi

Kamarieri nga Tirana mohon përdhunimin e amerikanes: Gjithçka ndodhi me pëlqimin e saj

Një kamarier 20 vjeçar në Tiranë u arrestua javën e kaluar pas denoncimit të një shtetase amerikane, rezidente në Shqipëri, ku kjo e fundit pretendonte se ishte përdhunuar nga i riu.

Në dëshminë e saj, amerikania tha përpara policisë, se kamarieri e kishte ndjekur madje deri tek shtëpia, ku edhe e kishte përdhunuar.

Përpara hetuesve, 20-vjeçari me iniciale F.A. ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me gruan 17 vjet më të madhe se ai, por, sipas tij, gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e saj, raporton Panorama.

I riu nuk ka pranuar akuzën e bërë se ka ushtruar dhunë seksuale, duke përsëritur se kanë kryer marrëdhënie, por pa kundërshtimin e gruas, ndryshe nga denoncimi i të huajës.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, por edhe fakti se ka kaluar shumë kohë nga momenti kur ka ndodhur, një oficere policie e ka shoqëruar shtetasen e huaj në Mjekësinë Ligjore, ku ajo ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Por edhe pse ka kaluar shumë kohë, 37-vjeçarja amerikane kishte disa shenja të dukshme dhune në trup, por do të jetë mjeku ligjor ai që do të përcaktojë kohën e saktë se kur janë shkaktuar dhe në çfarë rrethanash.

Deri atëherë i riu do të mbahet i arrestuar me akuzën “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Exit mobile version