Site icon Telegrafi

Kamarieret në lot: Nuk e tradhtojmë kurrë Kim Jong-un (Video)

Para disa ditësh u raportua se disa koreano-veriorë kanë dezertuar. Në fakt bëhej fjalë për koreano-veriorë që punojnë në restorantet që zotëron vendi komunist në vendet e tjera.

Por disa kamariere koreano-veriore të një restoranti të goditur nga dezertimi, thanë se kolegët e tyre ishin mashtruar.

Në total 12 femra, që punonin në restorantin në pronësi të shtetit koreano-verior në Ningbo të Kinës, u larguan për në Korenë e Jugut së bashku me menaxherin e tyre, pasi kishin parë se si ishte jeta atje në TV dhe filma.

Por shtatë kamariere refuzuan të dezertojnë.

Që prej atëherë, shtatë kamarieret janë kthyer në Korenë e Veriut.

Duke folur për CNN, ato deklaruan me lot në sy se nuk do e braktisnin kurrë vendin e tyre, përcjell mapo.al.

“Nuk do i braktisim kurrë prindërit, vendin dhe liderin Kim Jong-un. Askush nga ne nuk do e bënte”, tha Han Yun Hui për CNN.

“Mendoj se koleget tona u mashtruan dhe u zvarritën për në Korenë e Jugut, ku do përballen me vështirësi ekstreme atje. Zemra jonë është thyer”.

Një kamariere tha se i kishte paralajmëruar kolegët përpara se të dezertonin.

Të tilla restorante dhe të tjera investime jashtë vendit i sigurojnë valutë të huaj vendit komunist.

Mendohet se Koreja e Veriut fiton deri në 300 milionë dollarë nga rreth 50 mijë punonjës që ka jashtë vendit, kryesisht në Rusi dhe Kinë.

Ndërkohë lideri Kim Jong-un u shfaq në publik në një garë gatimi.

Ndërkohë që vendi i tij po vuan nga zija e bukës, më shumë se 1 mijë kuzhinierë u përfshinë në garën e gatimit.

https://www.youtube.com/watch?v=6RwjnygVcio

Exit mobile version