Telegrafi

Kamara vendos të largohet në janar nga Marseille, mes Romës dhe Manchester Unitedit

Boubacar Kamara ka vendosur përfundimisht që të largohet nga Olympique Marseille gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Marseillen, por nuk do të mbetet deri në fund të sezonit.

Ai ka vendosur që të largohet në janar, në mënyrë që Marseille të fitoj para nga shitja e tij.

Roma dhe Manchester United janë dy skuadrat pretendente për t’i fituar shërbimet e mesfushorit francez.

Kamara ka refuzuar skuadrat si Newcastle United e Everton, derisa Barcelona e Bayern Munich janë tërhequr nga gara pasi nuk duan të shpenzojnë.

E ardhmja e mesfushorit defensivë pritet që të vendoset brenda kësaj jave, ku Roma ose Manchesteri është destinacioni i radhës.

Marseille synon që të fitojë rreth tetë milionë euro nga shitja e 22-vjeçarit. /Telegrafi/