Telegrafi

Kamara refuzon ofertën e fundit të Marseilles, do të largohet i lirë në verë

Boubacar Kamara do të largohet përfundimisht nga Marseille në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori i talentuar francez ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Marseille për vazhdimin e kontratës.

22-vjeçari ka vendosur të largohet si futbollist i lirë në verë dhe ofertat nuk mungojnë për të.

Gara për t’i marrë shërbimet e tij është shumë e madhe me gjigantët evropianë që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Manchester United, Chelsea, Newcastle United, Liverpool, Arsenal, Juventus, Milan, Barcelona dhe Bayern Munich janë ekipet që duan shërbimet e lojtarit.

Mesfushori defensivë do të luaj në Stade Veledroom deri në verë pastaj do të vendos për të ardhmen e tij.

Gjithsesi ekipet e interesuara nuk duhet të paguajnë për kartonin e lojtarit, vetëm se duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për ta fituar garën. /Telegrafi/