Boubacar Kamara do të largohet përfundimisht nga Marseille në afatin kalimtar të verës.
Mesfushori i talentuar francez ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Marseille për vazhdimin e kontratës.
22-vjeçari ka vendosur të largohet si futbollist i lirë në verë dhe ofertat nuk mungojnë për të.
Gara për t’i marrë shërbimet e tij është shumë e madhe me gjigantët evropianë që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Manchester United, Chelsea, Newcastle United, Liverpool, Arsenal, Juventus, Milan, Barcelona dhe Bayern Munich janë ekipet që duan shërbimet e lojtarit.
Mesfushori defensivë do të luaj në Stade Veledroom deri në verë pastaj do të vendos për të ardhmen e tij.
Gjithsesi ekipet e interesuara nuk duhet të paguajnë për kartonin e lojtarit, vetëm se duhet t’i plotësojnë kushtet e kërkuara për ta fituar garën. /Telegrafi/