Zëvendëspresidentja e re amerikane Kamala Harris, ka publikuar një video interesante ku shihet në një fushë të gjelbëruar dhe e veshur me rroba sportive, duke biseduar në telefon me Joe Bidenin.
Ajo dëgjohet duke ia uruar postin e ri Joe Bidenit – atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Ia arritëm, ia arritëm Joe. Do të jesh presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara”, dëgjohet Kamala duke thënë në telefon.
Ajo gjatë tërë kohës nuk mund ta fshihte gëzimin, sa që gjatë bisedës telefonike vazhdimisht qeshte dhe ia kujtonte Joe Bidenit se është bërë president. /Telegrafi/
We did it, @JoeBiden. pic.twitter.com/oCgeylsjB4
— Kamala Harris (@KamalaHarris) November 7, 2020