Site icon Telegrafi

Kamala Harris mori dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Zëvendës-presidentja amerikane Kamala Harris, mori dozën e dytë të vaksinës Moderna kundër COVID-19 në Institutet Kombëtare të Shëndetit në Bethesda të Maryland.

“E mora vaksinën dhe me të vërtetë nuk ndjeva dhimbje. Unë dua të falënderoj të gjithë këtu, për gjithçka që ju bëni”, tha Harris pasi u vaksinua.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, deri më tani në SHBA janë administruar tek njerëzit rreth 23.5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Bazuar në të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afër 20 milionë njerëz i kanë marrë dozat e para të vaksinës, ndërsa afër 3.5 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.

SHBA ka raportuar deri më tani 25.3 milionë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë si dhe 423 mijë viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version