Nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris i ka dorëzuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes guvernatorit të Californisë, Gavin Newsom. Të dielën, CNN raportoi se Harris do të jep dorëheqje.
“Ndërsa jap dorëheqjen nga Senati, unë jam duke u përgatitur të bëj një betim që do të më bëjë të kryesoj mbi të”, pohoi politikania me ngjyrë.
“Kam ndërmend të punoj pa u lodhur si zëvendëspresidente e juaja, duke përfshirë, nëse është e nevojshme, përmbushjen e kësaj detyre Kushtetuese”, shkroi ajo.
“Në të njëjtën kohë, kam shpresa se do të arrijmë në një pikë të barabartë, ku Senati do të gjejë gjuhë të përbashkët dhe të bëjë punën e popullit amerikan”, pohoi ajo.
Ndryshe, Harris do të bëjë betimin më 20 janar së bashku me presidentin e zgjedhur, Joe Biden. /Telegrafi/