Kamala Harris ka zgjedhur guvernatorin e Minnesotës, Tim Walz, si kandidat për zëvendëspresident në garën presidenciale amerikane.
Ai do të prezantohet zyrtarisht në një miting në shtetin e Filadelfias, ka konfirmuar AP.
Harris dhe Walz më pas do të nisin një turne shtetëror në ditët në vijim, ku do të mbajnë takime në Wisconsin, Michigan, Karolinën e Veriut, Georgia, Arizona dhe Nevada.
Ajo zgjodhi kandidatin për zëvendëspresident një ditë pasi siguroi zyrtarisht nominimin e demokratëve në një votim virtual nga delegatët e partisë.
Harris, gruaja e parë me ngjyrë që ishte kandidate kryesore e partisë, do të pranojë zyrtarisht nominimin në Konventën Demokratike në Chicago, ku ajo dhe Walz do të mbajnë fjalime.
Kush është Tim Walz?
When I called @Tim_Walz this morning to ask him to join our campaign, I shared my deep level of respect for him and the work we’ve done together.
We’re going to unify this country and we’re going to win.
Let’s go get this done. pic.twitter.com/EcqZ497lyk
— Kamala Harris (@KamalaHarris) August 6, 2024
BBC shkruan se Tim Walz sjell një qasje miqësore, të hapur dhe të mprehtë ndaj republikanëve ndërsa ka një rezyme mbresëlënëse. Ai ishte mësues në një shkollë, trajner i futbollit amerikan (ragbi) dhe ishte anëtar i Gardës Kombëtare para se të hynte në politikë.
Walz lindi në Nebraska, ku punonte dhe ishte gjahtar gjatë verës ndërsa u regjistrua në Gardën Kombëtare në moshën 17-vjeçare. Ai shërbeu në atë forcë vullnetare për 24 vjet, transmeton Telegrafi.
Babai i tij, James një administrator i shkollës publike, Walzin e inkurajoi t’i bashkohej ushtrisë përpara se të vdiste nga kanceri në mushkëri kur Tim ishte 19 vjeçar.
I armatosur me diploma, Walz mori një pozicion mësimor njëvjeçar në Kinë gjatë masakrës në Sheshin Tiananmen. Më vonë ai kaloi muajin e mjaltit në atë vend me gruan e tij, Gwen Whipple, dhe organizoi udhëtime edukative verore në shtetin kinez për studentët amerikanë.
Pasi u kthye në shtëpi në Nebraska, ai u bë mësues dhe trajner futbolli derisa gruaja e tij – gjithashtu mësuese – e solli atë në vendlindjen e saj në Minnesota. Tani ata kanë dy fëmijë.
Dërgoj ekipin e shkollës në kampionatin kombëtar të regbit (futbollin amerikan)
Si trajner në shkollën e mesme Mankato West, Walz ndihmoi në ndërtimin e një programi të ragbit që e çoi shkollën në kampionatin e parë shtetëror.
Ai gjithashtu fitoi lëvdata kur u bë këshilltar i sindikatës së homoseksualëve në një fakultet, në një kohë kur homoseksualiteti në përgjithësi ishte i neveritshëm.
Ai kandidoi për herë të parë për postin publik në një distrikt kryesisht bujqësor që shtrihet në të gjithë Minnesotën jugore, e cila është mjaft rurale dhe me prirje republikane.
Por, Walz bëri fushatë si një kandidat i moderuar që kujdesej për shërbimet publike dhe avokonte për veteranët, duke i sjellur një fitore të papritur zgjedhore.
Ai ishte në Kongres për 12 vjet, votoi projektligjet e demokratëve dhe republikanëve
Gjatë 12 viteve në Kongres, ishte e vështirë të etiketoje ideologjinë e tij.
Ai votoi për Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, bashkë-sponsorizoi masa pro-punësore, duke përfshirë Aktin e Rritjes së Pagës Minimale dhe mbështeti një përpjekje të dështuar të kufizimit dhe tregtisë për të reduktuar emetimet e karbonit.
Por, ai gjithashtu gjeti gjuhën e përbashkët me republikanët.
Ai votoi për të vazhduar financimin e luftërave në Irak dhe Afganistan, mbështeti verifikimin më të rreptë të refugjatëve që hynin në SHBA dhe u përpoq të bllokonte ndihmën e presidentit amerikan, Barack Obamës për bankat dhe kompanitë e automjeteve pas krizës financiare të vitit 2008.
Ai dikur ishte i preferuari i Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA), e cila ia financoi fushatën zgjedhore, por ai foli në favor të ndalimit të armëve pas të shtënave në shkollën Parkland dhe humbi mbështetjen e tyre.
Mandati i parë si guvernator mbeti në hije shkaku i COVID-19 dhe vrasja e George Floyd
Walz fitoi zgjedhjet për guvernator të Minnesotës në vitin 2018 me më shumë se 11 për qind se kundër kandidati, por mandati i tij i parë mbeti në hije shkaku i pandemisë COVID-19 dhe vrasjes së personit me ngjyrë George Floyd në Minneapolis.
Republikanët e kanë kritikuar ashpër atë se ishte i ngadalshëm në vendosjen e Gardës Kombëtare edhe pse disa protesta sollën dhunë. Por, sërish u zgjodh guvernator.
Demokratët siguruan të drejtat e abortit, kanë miratuar pushime familjare me pagesë, forcuan ligjet për armët, financuan ushqime falas në shkollë dhe investuan në strehim të përballueshëm.
Aktiviteti i furishëm tërhoqi vëmendjen e ish-presidentit, Barack Obama, i cili shkroi se “nëse keni nevojë për një kujtesë se zgjedhjet kanë pasoja, shikoni se çfarë po ndodh në Minnesota”.
Së fundmi është bërë virale
.@Tim_Walz is on fire: “These guys are just weird…But we’re not afraid of weird people. We’re a little bit creeped out, but we’re not afraid.” pic.twitter.com/wRTWX8opvo
— MeidasTouch (@MeidasTouch) July 28, 2024
Kryesisht i panjohur në skenën kombëtare, Walz ka tërhequr vëmendjen javët e fundit me kritikat e ashpra ndaj republikanëve.
“Janë njerëzit e çuditshëm në anën tjetër”, tha ai së fundmi për MSNBC, një etiketë që ka bërë jehonë në mediat sociale.
“Ata duan të ndalojnë librat. Ata duan të jenë me ju në zyrën e mjekut”, shtoi ai ndërsa republikanët u kundërpërgjigjën shpejt dhe thanë se ajo që ai po bënte në Minnesota ishte shumë radikale për amerikanët e zakonshëm.
Tom Emmer, republikani i rangut të tretë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, akuzoi Walzin se po përpiqej të “ta kthente Minnesotën në shtetin e Kamala Harris në Kaliforni”.
Por aleatët, duke përfshirë liderët e punës, besojnë se Walz mund të zgjerojë votën e Kamala Harrisit në mesin e votuesve ruralë dhe të klasës punëtore.
Angie Craig, demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve që kandidon për rizgjedhje në një garë konkurruese, vlerësoi Walzi si një “udhëheqës me përvojë”.
“Ai është një fitues i dëshmuar, i cili kurrë nuk ka humbur zgjedhjet në shumë gara të vështira”, tha ajo për BBC, duke shtuar se besonte se ai do të ishte shtesa më e mirë e mundshme në listën e Kamala Harrisit. /Telegrafi/