Telegrafi

Kamala Harris dhe çorapet e saj janë bërë një hit në internet

Meena Harris, mbesa e zëvendëspresidentes së ardhshme të SHBA-së, Kamala Harris, ndau një video të tezes së saj në Tik-Tok.

Kamala Harris, 56 vjeçe, e cila do të betohet si zëvendëspresidente e SHBA-së më 20 janar, dhe çorapet e saj janë bërë një hit viral.

Në një video të postuar nga mbesa e Kamalës, Meena, ajo shihet duke i dhënë ëmbëlsira asaj, transmeton Telegrafi.

Por ajo që ka rënë në sy nga kjo video edhe është komentuar jashtëzakonisht shumë, janë çorapet e saj.

@meenaIMPEACH NOW♬ original sound – Meena Harris

New York Post shkruan se videoja është parë mbi 10 milionë herë.

Joe Biden dhe Kamala Harris do të betohen në 20 janar (sot), Biden për president dhe Kamala për zëvendëspresidente. /Telegrafi/