Kamala Harris sapo është betuar si nënpresidentja e parë femër në historinë e SHBA-së.
Ajo u betua në detyrë nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë, Sonia Sotomayor, e cila bëri histori në vitin 2009 si amerikano-latinia e parë në gjykatën e lartë.
Burri i Harrisit, Doug Emhoff, mbajti Biblën gjersa ajo bëri betimin para syve të Joe Bidenit, raporton cnn.
Ndërkohë, Biden do të betohet duke përdorur Biblën familjare që e përdori gjithashtu në vitin 2009 dhe 2013.
Kjo është hera e parë që një grua me ngjyrë të ketë një nga dy pozicionet më të larta në qeverinë amerikane.
Ajo ndjek 48 burra që kanë mbajtur postin e nënkryetarit para saj.
“Ndërsa unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë”, u zotua Harris në fjalimin e fitores së nëntorit, “Unë nuk do të jem e fundit, sepse çdo vajzë e vogël që shikon sonte sheh se ky është një vend i mundësive”, kishte pohuar ajo. /Telegrafi/
HISTORY MADE: Kamala Harris, the child of immigrants, takes the oath of office to serve as Vice President of the United States — becoming the first woman, first Black American, and first South Asian American to do so pic.twitter.com/1tcsAEeKtb
— NowThis Impact (@nowthisimpact) January 20, 2021