Telegrafi

“Kam vrarë motrën time, por nuk më intereson”: 18 vjeçarja transmeton Live momentin e tmerrshëm të aksidentit me veturë (Video,+18)

Një vajzë 18-vjeçare është burgosur pasi e pirë ka përplasur veturën e saj duke vrarë motrën e saj 14-vjeçare, një moment të cilën shoferja e ka postuar Live në llogarinë e saj në Instagram.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Obdulia Sanchez, nga Stockton, e cila akuzohet për ngasje nën ndikimin e alkoolit gjatë aksidentit vdekjeprurës në Los Banos të Kalifornisë.

Autoritetet thonë se motra e saj më e vogël, Jacqueline Sanchez, vdiq në vendngjarje.

Videoja Live në Instagram thuhet se tregon Obdulia duke folur para kamerës ndërsa drejton veturën normalisht dhe në një moment shihet duke u mbështjell rreth një gardhi me tela me gjemba në një fushë.

Por çfarë ka tmerruar të gjithë është fakti se gjatë regjistrimit të drejtpërdrejtë Obdulia tha: “Kam vrarë motrën time, por nuk më intereson. Kam vrarë motrën time. E di që po shkoj në burg, por nuk më intereson…”. /Telegrafi/