Telegrafi

“Kam qeshur me debutimin e Ronaldos në United”!

Ryan Giggs ka zbuluar se nuk besonte në aftësitë e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, kur debutoi me Manchester Unitedin në vitin 2003.

Por, sulmuesi portugez bindi ish-trajnerin e Unitedit, Sir Alex Ferguson gjatë një ndeshje miqësore mes skuadrës angleze dhe Sporting Lisbonës.

Uellsiani kujton rastin kur Ronaldo kishte gabuar që në prekjen e parë të topit si futbollist i Djajve të Kuq, transmeton Telegrafi.

“Ju e shikoni Ronaldon duke pranuar topin dhe pasimi tij nuk shkon në drejtim të John O’Sheas , por jashtë fushës, pa pasur nevojë më bëri të qeshë. Por, më pas ai e shëtiti në fushë mbrojtësin”, ka thënë Giggs për ITV.

Sulmuesi aktual i Real Madridit me Portugalisë ka triumfuar në finale të evropianit të futbollit kundër Francës me rezultat 2-0 dhe për herë të parë n]ë histori të futbollit portugezët janë shpallur më të mirë e Evropës. /Telegrafi/