Telegrafi

“Kam qenë katër muaj e palëvizshme”, Adriana Matoshi rrëfen momentin e tmerrshëm në jetë

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

Adriana Matoshi tashmë njihet si një prej aktoreve më të pëlqyera e më të suksesshme në trojet shqiptare. 

Biondja, e cila ka qenë e pranishme në shumë intervista, ka rrëfyer përvoja e sfida të ndryshme me të cilat është përballur gjatë jetës.

Një përjetim të tmerrshëm e ka kujtuar edhe tani si mysafire në “Kutia e pyetjeve”, derisa flet për një periudhë jo edhe aq të mirë.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Cili është kujtimi yt më i tmerrshëm?”, ka qenë pyetja e një fansi drejtuar asaj, dhe me këtë rast një replikë nga aktorja nga Gjilani nuk ka munguar.

“Kam kujtime të ndryshme të tmerrshme, jam sprovuar shumë në jetë me sëmundje të ndryshme. Kur jam rrëzuar prej kalit, i kam krisur tri unaza të boshtit kurrizor dhe kam qenë katër muaj e palëvizshme, kam marrë frymë vetëm me fyt”, ishte përgjigja e saj.

Lexo po ashtu Adriana vjen me një rrëfim prekës: Kur isha shtatzënë me fëmijën e katërt kuptova se kam tumor në kokë

Ajo po ashtu, në një nga intervistat e dhënë më herët zbuloi se kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt kishte pasur tumor në kokë.

Adriana momentalisht është tejet e përqëndruar në projekte filmike, gjersa po vazhdon të jetë pjesë e serialit “O sa mirë”. /Telegrafi/