Telegrafi

“Kam qarë si fëmijë”, Selena Gomez flet për nominimin e parë në Grammy për albumin “Revelacion”

Selena Gomez ka folur për nominimin e albumit të saj ‘Revelacion’ për çmimin “Grammy”.

Këngëtarja 29-vjeçare ka marrë nominimin e parë nga Akademia e ndarjes së çmimeve në kategorinë e albumit më të mirë latin pop për EP-në e saj spanjolle “Revelacion” dhe ajo pranoi se vendi i saj në këtë listë ishte surprizë.

“Faleminderit shumë. Kam qarë si fëmijë. Isha e emocionuar”, ka thënë ajo për Entertainment Tonight.

Foto: GC Images

“Kam punuar shumë për atë projekt, kështu që ishte një surprizë”, ka thënë ajo, shkruan DailyMail.

Selena-ka shkruar gjashtë nga shtatë këngët e “Revelacion”, më parë ka pranuar se të nderohet muzika e prejardhjes së saj latine është diçka që ajo e ka dëshiruar prej shumë kohësh.

Foto: Selena Gomez/Instagram

“Kjo ka qenë diçka që e kam dëshiruar prej 10 vitesh, që të punoi në projekte spanjolle, sepse jam shumë krenare për prejardhjen time”, ka thënë aktorja, babai i të cilës është me prejardhje nga Meksika, ndërsa nëna e saj ka rrënjë italiane.

Ndërkohë, Gomez së fundmi është nominuar në ndarjen e çmimeve “Critics Choice Awards”, për çmimin aktorja më e mirë në rolin e saj në komedinë “Hulu’s Only Murders In The Building”. /Telegrafi/

Foto: Hulu