Site icon Telegrafi

“Kam premtuar se një ditë do të luaj për Realin”

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang thotë se raportimet për një kalim te Real Madridi gjatë verës nuk janë të sakta, por shton se kjo mund të bëhet një ditë.

Reprezentuesi i Gabonit është i lidhur me një kalim në Spanjë që një kohë të gjatë.

PSG po ashtu u përfol si klub i interesuar për Aubameyangun, por lojtari thotë se ka premtuar se një ditë do të luajë për Realin dhe nuk planifikon të kthehet në Ligue 1.

“PSG? Ky nuk është synimi im. Nuk mund të them diçka për këtë. Nuk shoh arsye që të shkoj në Francë, nga ku u largova para tre vjetësh. Real Madridi? Nuk ka marrëveshje, por i kam premtuar gjyshit se do të luaj aty një ditë. E kam thënë disa herë se dua të luaj në Spanjë dhe të kem mot të mirë njëherë në jetë!”, ka thënë ish-sulmuesi i Saint-Etienne për “beIN Sports”, transmeton koha.net.

26-vjeçari më parë kishte përshkruar se ëndërronte si fëmijë që një ditë të luajë për Realin.

Exit mobile version