Kyle Walker u bë lojtar i ri i Milanit, duke kaluar si huazim nga Manchester City, dhe klubi italian do të ketë opsionin për ta blerë.
Walker pasi u prezantua në një konferencë për shtyp, ai tregoi se kishte probleme te Man City me Pep Guardiolan.
“Ishte e qartë se situata në Manchester City nuk ishte e mirë dhe se nuk luaja aq sa doja. Erdha në klubin e madh Milan, duke shpresuar të luaj më shumë se në Angli”.
“Unë dua të fitoj trofe. Kur fola me Pep, nuk ishte e rehatshme, ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe ai e di se çfarë kam sjellë në dhomën e zhveshjes”, deklaroi Walker.
Klubi italian do të mbulojë gjithashtu të gjithë pagën e tij dhe në rast se Walker do të vazhdojë të punojë me Milanin pas huazimit, ai do të marrë një kontratë trevjeçare.
Walker iu bashkua Man Cityt nga Tottenham në vitin 2017 dhe që atëherë ka fituar gjashtë tituj të Ligës Premier, dy FA Cup dhe një Ligwn e Kampionëve.
Guardiola e kishte zbuluar se kapiteni dhe mbrojtësi i djathtë i tij ka kërkuar të largohet nga klubi. Ai luajti gjithsej 319 ndeshje për Man Cityn. /Telegrafi/