Telegrafi

“Kam menduar ta lë futbollin, por çfarë do tu thosha fëmijëve të mi” – Morata tregon momentet e vështira në karrierë

Alvaro Morata ka rilindur këtë sezon ku ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e para të Atletico Madrid në La Liga.

Megjithatë, karriera e ish-sulmuesit të Juventusit, Real Madridit dhe Chelseat nuk ka qenë kështu dhe vetë 30-vjeçari ka treguar, ku ka menduar tërheqjen nga futbolli.

“Tani nuk më intereson aspak se çfarë thonë njerëzit që nuk më njohin gjatë kohës që jam duke bërë pazar në market. Më është dashur shumë të punoj që të përmirësoj mendimet e mia, sot jam krenar që vazhdoj edhe pse në të kaluarën nuk kam pasur forcë dhe energji. Dua të falënderoj familjen dhe personat me të cilët kam punuar”.

“Kam kaluar një periudhë shumë të keqe, mendoja tërheqjen nga futbolli”.

“Por, si mund t’ia shpjegoja më pas fëmijëve se u tërhoqa për shkak të fjalëve të njerëzve? Jam krenar që mund t’iu them atyre historinë time, nuk e di nëse tani jam një lojtar më i mirë apo më i keq, por unë e di se jam munduar dhe kam bërë maksimumin”,  ka thënë Morata.

Sulmuesi është kthyer ndër lojtarët kryesor te Spanja në vitet e fundit. /Telegrafi/