Site icon Telegrafi

“Kam mbjellë marihuanë, a kam bërë faj?”

“Unë kam mbjellë marihuanë dhe vetëm ju thirra të ju pyes se në çfarë telashe mund të futem për këtë”, pyeti Robert policinë. Policët e pyetën ta sqaronte nëse “ky krim është duke u rritur”, ndërsa ai u përgjigj se po.

Gjetën vendndodhjen prej nga po thërriste ky drogaxhi dhe ia bastisën shtëpinë. Gjetën një sasi të vogël të marihuanës. E arrestuan dhe më vonë e liruan me kusht.

Kur po dilte nga stacioni policor përshëndeti operatorët në qendrën e thirrjeve, ndërsa thuhet se ai i lavdëroi për punën e mirë që bëjnë- shkruan NY Daily News. /Telegrafi/

Exit mobile version