Carlos Bacca ka thënë se ka luajtur me Milanin më të keq në histori, por e mbron paraqitjen e tij te ky klub.
Sulmuesi shënoi 34 gola në 76 ndeshje për Rossonerët, para se të bashkohet me Villarrealin këtë verë si huazim me obligim blerje prej 15.5 milionë euro.
“Vitet te Milani për mua kanë qenë kënaqësi në nivelin personal”.
“Kam arritur objektivat. Kam mundur të bëjë më mirë, por duhej ndihmë edhe nga drejtorët dhe lojtarët”.
“Ka qenë Milani më i dobët në histori”.
“Pas 30 vitesh, presidenti Silvio Berlusconi dëshironte ta shiste klubin, tani me Vincenzo Montellan dhe pronarët e ri kishim ide të ndryshme”.
“U largova me zemër të thyer, pasi Milani tani luan në Evropë dhe është edhe meritë e imja”.
“Jam i lumtur që Milani është kthyer në Evropë, ky ishte objektivi im ku u largova nga Sevilla”, ka thënë Bacca. /Telegrafi/