Pep Guardiola dhe Roberto Baggio u takuan pas një kohe t gjatë, ndërsa një moment qesharak është regjistruar në telefonin e Luca Tonit, një tjetër nga ish-lojtarët ikonë të asaj skuadre historike të Brescia Calcio nga sezonet 2001/02 dhe 2002/03 .
Toni ishte “Këpuca e Artë” në sezoni 2005/06 me Fiorentinën (31 gola) dhe kampion bote në të njëjtin sezon me Italinë.
Ai protestoi kundër modës së vendosur nga miku i tij i mirë Pep për të luajtur me një “nëntë false”, duke i hequr kështu qendërsulmuesit.
“Thonë se është një nga njerëzit që ka ndryshuar futbollin, por me ‘nëntën false’ e ka prishur futbollin ”, ka thënë Toni me shaka.
Ai ka deklaruar se kjo mënyrë e re e lojës e ka lënë pa klub.
“Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip!”, shtoi Toni që qeshte së bashku me Guardiolan.
Reunited! Luca Toni, Pep Guardiola and Roberto Baggio pic.twitter.com/QkxWIAGpmz
— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) October 16, 2024
I pyetur pse nuk i pëlqen qendërsulmuesit, Guardiola u përgjigj: “Më pëlqen Haaland, i cili shënon 60 gola në sezon”.
Pas kësaj Luca pohoi edhe një herë rëndësinë e sulmuesit klasik: “Mjaft me “nëntë të rreme”. Duam sulmues të mëdhenj!”.
😅 Luca Toni tells Guardiola he ruined football with the false 9
“I couldn’t find a team for 4 years because of you” pic.twitter.com/TcA3PSbi4X
— Italian Football TV (@IFTVofficial) October 16, 2024
Kjo bisedë u publikua nga Toni, ku shihej se po kalonte kohë shumë të mirë me Guardiolan. /Telegrafi/