Site icon Telegrafi

“Kam jetuar në ferr”, reagon ish-gruaja e basketbollistit pas vetëvrasjes së tij

Këngëtarja ruse, 42-vjeçarka Anna Sedokova, e përlotur dhe me një shprehje të dhimbshme në fytyrë, ka reaguar për vdekjen e ish-bashkëshortit të saj Janis Timma, nga i cili u divorcua së fundmi.

Mëngjesin e sotëm u mësua për vdekjen e ish-bashkëshortit dhe basketbollistit të njohur letonez, Janis Timma, i cili sipas informacioneve të para të mediave vendase, u gjet i vdekur në një bujtinë në Moskë.

Ndërkohë, informacione të shumta të pa verifikuara kanë mbërritur për shkaqet e vdekjes, nga mbytja e deri te fakti që ai u hodh nga banesa.

Pas konfirmimit të vdekjes u raportua gjithashtu se Timma kishte lënë edhe një mesazh për ish-gruan e tij, e cila ka reaguar tashmë me dhembshuri.

Lexo po ashtu Gjendet i vdekur basketbollisti i njohur letonez, pranë trupit ka lënë një mesazh për ish-bashkëshorten

“Gjithë jetën time nuk e kam kuptuar se si mund të regjistrojnë histori njerëzit që u ndodh kjo në jetën e tyre. Megjithatë, tani po ju lutem shumë. Ju lutem. Unë kam një fëmijë, ai është i vogël, ai nuk duhet të dijë asgjë për këtë”.

“Mos e imagjinoni se si kam jetuar vitet e fundit në ferr, thjesht duhet ta shpëtoj fëmijën tim nga ky informacion”, ka thënë këngëtarja në kanalin e saj në Instagram dhe Telegram.

 

Sedokova dhe basketbollisti letonez filluan një lidhje në vitin 2019 dhe dasma e tyre u bë e njohur një vit më vonë.

Ishte martesa e tretë e këngëtares, e dyta e basketbollistit, por në fillim të këtij viti u bë i ditur për divorcin e tyre.

Sipas mediave ruse, Timma vuante nga depresioni, i cili vrau veten në ditën kur ish-bashkëshortja e tij festonte ditëlindjen dhe i la një mesazh në telefon enkas për të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version