Telegrafi

“Kam gabuar” – Ancelotti e pranon se ka bërë një gabim të madh që pothuajse i kushtoi me pikë Real Madridit

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur pas ndeshjes ndaj Almerian që nuk shkoi ashtu siç e kishin paramenduar mbretërit.

Italiani e pranoi se ka gabuar që nuk ka bërë rotacion në ekip, pasi disa lojtarë ishin të lodhur.

“Ishte një lojë e çuditshme. Ne ishim shumë keq në pjesën e parë. Kam bërë një gabim në zgjedhjen e formacionit [startues]. Lojtarët ishin të lodhur,” pranoi Carlo Ancelotti për mediat pas përplasjes me Almeria.

Në të vërtetë, lojtarët e Real Madridin ishin të lodhur pasi luajtën plot 120 minuta kundër Atletico Madridit vetëm 72 orë para ndeshjes në La Liga.

Kishte kuptim të plotë të bëhej rrotacion dhe t’u jepte minuta lojtarëve si Brahim Diaz, Fran Garcia, Arda Guler dhe Joselu.

Lexo po ashtu Ancelotti dhe Carvajal njëzëri: Iu lumtë gjyqtarëve, të gjitha ishin vendime të drejta

Në vend të kësaj, trajneri i Real Madridit zgjodhi pothuajse të njëjtin formacion që u shfaq në Copa del Rey të enjten.  /Telegrafi/