Site icon Telegrafi

“Kam frikë t’i tregoj të dashurit se çfarë mendoj për të përjetuar orgazëm”

Një vajzë, e cila ka dashur të mbetet anonime, ka rrëfyer diçka interesante për Cosmopolitan, dhe thotë se veç mendimi për këtë temë e bën të ndjehet e frikësuar.

Telegrafi e sjell rrëfimin e saj të plotë, ku tregon se cila është gjëja e çuditshme që e bën atë të përjetoj orgazëm gjatë kohës kur bën seks me të dashurin.

“Më duhet të imagjinoj të dashurin tim me një vajzë tjetër për të përjetuar orgazëm. Nuk më ndodh kjo vetëm me këtë të dashur, por me çdo mashkull që kam qenë e lidhur fizikisht.

Për të arritur ‘kulmin’, më duhet ta imagjinoj atë duke e shikuar një vajzë tjetër lakuriqe, duke e prekur atë, duke bërë seks me të etj.

Në një mënyrë, e imagjinoj duke më tradhtuar, sepse vetëm kjo më ndihmon të arrijë orgazmën. Mirëpo, asnjëherë nuk i kam treguar të dashurit për këtë pasi që frikësohem se do të fillojë të dëshiroj të bëjë treshe. Mendimi i këtyre gjërave më bën të ndjehem e sëmurë.

Unë ndjehem që kjo është duke krijuar një çarje mes meje dhe atij sepse nuk jam e sinqertë rreth asaj se çfarë në të vërtetë po fantazoj, dhe se pasi që kemi bërë seks, kam qenë duke e imagjinuar atë duke bërë seks me dikë tjetër.

Kjo është gjendje izoluese dhe ndjehem që po e largon atë nga unë. Çdo herë që i mendoj këto gjëra brengosem se ai do të më tradhtoj.

Kam provuar shumë që të arrijë orgazmën edhe pa e menduar atë duke i bërë këto gjëra, mirëpo pastaj zgjatë shumë dhe të dy lodhemi, kësisoj më duhet të imagjinoj atë duke bërë seks me dikë tjetër për të arritur kulmin. Dua t’i ndaloj këto mendime dhe imazhe!”

Për këtë rrëfim, stafi i Cosmoplitan, i ka sugjeruar që të bëhet e sinqertë me të dashurin e tij, nëse veç është e sigurt që janë vetëm fantazi, pasi që është një gjë normale, mirëpo është duke e krijuar një çarje e cila mund t’i ndajë ata dy.

“Mjafton t’i tregosh që shpeshherë kënaqesh duke e fantazuar atë me tjera vajza, mirëpo tregoj që asnjëherë nuk dëshiron që ai t’i bëjë këto gjëra në të vërtetë”, kanë shkruar ata. /Telegrafi/

Exit mobile version