Site icon Telegrafi

“Kam folur me Mancinin, do kthehesh nga Turqia në këmbë”, Balotelli ëndërron rikthimin te Italia

Mario Balotelli ëndërron një rikthim në skuadrën e Italisë për ndeshjet ‘play-off’ të Kupës së Botës në mars dhe pranon se ka folur me Roberto Mancinin së fundmi.

Azzurrët nuk arritën të sigurojnë kualifikimin direkt në Kupën e Botës dhe për këtë arsye ata janë të detyruar të luajnë në ‘play-off’ për t’u kualifikuar në Katar 2022.

Në fillim të kësaj jave, vëllai i Mario Balotellit, Enock tha se ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit do të ishte ‘ideal’ për Italinë e Mancinit dhe tani vetë Balotelli ka konfirmuar se ëndërron një rikthim në skuadrën e Azzurrëev.

“Ndihem mirë pas dy viteve e gjysmë të fundit. Ndihem gati të kthehem në kombëtare. Do të ishte një ëndërr. Do të largohesha nga Turqia në këmbë nëse do ta dija se do të thirresha në mars”, ka thënë fillimisht Balotelli për OCW Sport.

Lexo po ashtu Mancini thotë se Italia do ta fitojë Kupën e Botës, por shkuan në play-off

“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Mancinin dhe i kam pasur gjithmonë. Ai vetëm duhet të më thotë se çfarë kërkon nga unë që të mund të kthehem në kombëtare. Dhe unë do ta bëjë”.

“Atë që ai dëshiron nga unë e ka thënë tashmë disa herë. Nuk kam pse t’i premtoj asgjë vetes. Ai e di nëse jam mirë, pse të mos më telefonojë?”.

“Për karakteristikat e mia, mund të luaja me të gjithë. Edhe me Ciro Immobilen. A do t’i goditja penalltitë? Nuk do të përgjigjem sepse kjo do të krijonte polemika, por të gjithë e dinë që mund të godas nga pika e bardhë. Çdo futbollist ëndërron të jetë sulmuesi i kombëtares së tij”.

 

Pra, pse Mancini nuk e ka telefonuar akoma?

“Nuk e bëri sepse e njeh potencialin tim dhe unë nuk jam ende në atë nivel. Tani, kam kohë deri në mars për të arritur nivelin e duhur. Nuk jam këtu për t’u ankuar se nuk më kanë thirrur. Nuk jam larg nga gjendja ime më e mirë, më duhet vetëm të punoj”, përfundoi italiani.

Balotelli iu bashkua Adana Demirspor gjatë verës dhe ka shënuar pesë gola në 13 ndeshje në të gjitha garat në Turqi.

31-vjeçari luajti ndeshjen e tij të fundit me Azzurrët në vitin 2018 në barazimin 1-1 kundër Polonisë në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version