Site icon Telegrafi

“Kam filluar të shoh dritë në fund të tunelit”, Christensen rrëfen vuajtjet që i kanë shkaktuar lëndimet

Andreas Christensen ka kaluar në disa muaj tejet të vështirë. Pak ditë pasi luajti në xhiron hapëse ndaj Valencias, ai u detyrua t’i nënshtrohej operimit për shkak të një lëndimi.

Së fundmi ai u operua për herë të dytë pasi ky lëndim nuk ishte zhdukur diçka që shtyu rikthimin e tij në fushë të paktën deri në janar.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, Christensen ka folur si po shkon procesi i tij i rikuperimit, që ai beson se do të përfundojë së shpejti.

“Ka qenë një kohë e gjatë dhe kjo është arsyeja pse kam vendosur të flas. Ndihem mirë, ne kemi bërë një operim të vogël i cili nuk duhet ta pengojë datën e rikthimit tim”.

“Nuk dua të vendos presion në veten time, por ndihem se ne po shkojmë në drejtimin e duhur”.

“Kam filluar të shoh dritë në fund të tunelit. Ne punojmë shumë, ne bëjmë shumë seanca që të jem në gjendje të rikthejë besimin dhe të ndihem më rehat”.

Lexo po ashtu Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

“Unë po ndihem se jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në 100 për qind të formës sime”, ka thënë Christensen.

Reprezentuesi danez ka humbur rëndësinë që kishte tek Barcelona shkaku i problemeve të vazhdueshme me lëndimet dhe është spekuluar se ai mund të largohet gjatë verës.

Momentalisht Christensen është i tëri i fokusuar tek rikthimi i tij në fushë sa më parë që të jetë e mundur./Telegrafi/

Exit mobile version