Site icon Telegrafi

Kaluan shumë kohë bashkë duke mos e ditur se kush ishte – ish e dashura thyen heshtjen, rrëfen për marrëdhënien me vrasësin serik (Foto/Video)

Një ish-e dashura e Ted Bundy ka folur për marrëdhënien e saj me vrasësin serik, pas 40 vjet heshtjeje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja 71-vjeçare, e cila kërkoi të mos i përmendet emri, kujtoi se si u takua me vrasësin serik në verën e vitit 1974 kur u shpërngul në Salt Like City, Utah.

Një vrasës në pamje të parë

Çifti ndau një shtrat shumë herë, megjithëse nuk e përshkruante se sa ishin intimë, dhe ajo pranon se Bundy ka treguar shumë pak për veten.

Bundy është një nga vrasësit serik më famëkeq në botë që ka vrarë më shumë se 30 njerëz, në mes 1974 dhe 1978

“Unë kurrë nuk e pashë atë të qajë. Qeshja e tij ishte disi e detyrueshme. Ai kurrë nuk fliste për nënën e tij, familjen e tij apo diçka të tillë. Ai ishte shumë i zoti”, zbulon ajo.

Gruaja 71-vjeçare, e cila kërkoi të mos i përmendet emri, kujtoi se si u takua me vrasësin serik në verën e vitit 1974

Madje, siç ka thënë ajo, Bundy do të bënte edhe hamburgerë dhe të dy do të ‘dëgjonin lajmin për të gjitha vajzat që po vriteshin dhe u zhdukën’.

Një nga viktimat e tij u zhduk në natën e Halloween në vitin 1974 – të njëjtën natë, ajo tha se ai i bëri asaj një vizitë në banesën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version