Dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit.
Të njëjtit kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin Maqedoni e Veriut –Kosovë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të së cilit e dyshuara dhe i dyshuari janë deportuar në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/