Site icon Telegrafi

I kaluan 19 muaj në repartin e kujdesit intensiv, çifti nga Mali rikthehen në shtëpi me nëntënjakët e tyre

Një çift bashkëshortor i kanë uruar mirëseardhje në këtë botë nëntënjakëve të tyre, dhe thonë se janë të lumtur që janë rikthyer në shtëpi pas 19 muajve që i kaluan në repartin e kujdesit intensiv.

Halima Cisse, 27-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Abdelkader Arby, 36 nga Mali, të martën u përgatitën që t’ia prezantojnë fëmijët e tyre miqve dhe familjarëve në shtëpinë që e kanë në Bamako, transmeton Telegrafi.

Ata i kaluan pothuajse dy vite në klinikën Ain Borja në Kasablanka të Marokut, pasi në maj të vitit të kaluar sollën në jetë nëntënjakët.

“Ishte një pritje e gjatë, me shumë lot, por fëmijët janë të gjithë mirë dhe jemi të gëzuar që jemi rikthyer në shtëpi”, tha një familjar i tyre.

Ata po mbështeten në masë të madhe nga qeveria e Malit dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që i pajisën me gjithçka që ata kanë nevojë.

Ata gjithashtu kanë hyrë në librin e rekordeve Guiness, për faktin se me një lindje kanë arritur të mbijetojnë të gjithë fëmijët – pesë vajza dhe katër djem. /Telegrafi/

Exit mobile version