Grupi belg i eksploruesve urbanë, kaluan 12 orë në nëndetësen e braktisur, ndërsa mësohet se edhe fjetën në kabinat që dikur i shfrytëzonin zhytësit hulumtues.
Ata shfrytëzuan errësirën e natës, që të kalojnë ndalesat dhe të hynë në lundrën e braktisur që ndodhej në bregdetin e Lisbonës, e braktisur para shumë vitesh nga marina e Portugalisë, transmeton Telegrafi.
Raportohet se Delfim, që në gjuhen portugeze do të thotë delfin, është lënë në atë hapësirë për 14 vjet, ndërsa brenda ka hyrë vetëm një numër i vogël njerëzish.
Brenda janë gjetur pajisje të vjetra teknologjike, shumë të amortizuara me kohë, por që ende i kanë kodet dhe disa pjesë origjinale, në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/