Kaula Haziri dhe Nysret Haziri përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Evropian të boulingut për kampionë, të mbajtur javën e kaluar në Olmuc të Republikës së Çekisë.
Kaula është vetëm 13-vjeçare dhe është vajza e Nysretit, me të cilin përfaqësuan vendin tonë.
Ajo arriti që në një konkurrencë të fortë me seniore, të zë vendin e 27-të nga 33 garuese, duke grumbulluar 2846 pikë në total.
Kaula është shpresë e këtij sporti dhe përvoja e marrë në gara ndërkombëtare në një moshë të tillë, pritet t’i ndihmojë për garat e ardhshme ndërkombëtare.
Në konkurrencën e meshkujve, Nysreti, doli i 35-ti me 2820 pikë në total.