Kaltrina Selimi dhe Gold Ag kanë publikuar ditë më parë videoklipin e këngës “Pa ty”. Në një intervistë për RTK-në, këngëtarja ka treguar një detaj interesant rreth këtij projekti.
Ajo ka theksuar se kënga është e Arian Agushit, megjithëse pjesën më të madhe e interpreton Kaltrina.
“Duhet ta bëj të qartë se kënga është e Goldit, megjithëse unë këndoj më tepër se ai në klip. Reperi e ka shkruar tekstin e këngës dhe më ka ftuar”.
“I kam thënë pse nuk e zgjat më tepër pjesën tënde, ai më tha se do t’i humbej kuptimi”, ka sqaruar Kaltrina.
Ndryshe, videoja muzikore e “Pa ty” deri më tani është shikuar mbi gjysmë milioni herë në YouTube. /Telegrafi/