Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi, sot (e martë), ka humbur një nga personat më të rëndësishëm në jetë – nënën e saj.
Njoftimin e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa siç mësohet nëna e saj është ndarë nga jeta disa orë më parë.
“Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet sot më 05.11.2019 në ora 14 në varrezat e Prishtinës”, ka shkruar në njoftimin e saj Selimi.
Ndërkohë, 34-vjeçarja pranoi ngushëllime të sinqerta nga miqtë dhe kolegët e saj pranë këtij postimi emocional.
Kaltrina ka qenë më e mbyllur sa i përket jetës personale dhe veçanërisht familjes, e cila ka preferuar që të mbajë këtë pjesë të çmuar sa më larg syrit të mediave.
Nga ana tjetër, artistja po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar si në projekte muzikore e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme. /Telegrafi/