“Metmorfoza” nga Suzana ka sjell për shikuesit episodin e 36-të me radhë.
Protagoniste e emisionit këtë javë ka qenë Kaltrina nga Fushë-Kosova, e cila është studente e marketingut, dhe ishte shumë e pakënaqur me dukjen e saj.
Fillimisht, Kaltrina dëshironte të eleminonte problemin që kishte me mbipeshën, gjë të cilën filloi ta bëjë me reduktimin e ushqimit.
Moderatorja e emisionit, Suzana Mushkolaj, bëri një vizitë në shtëpinë e saj, ku i dha këshilla mbi ushqimin, duke i treguar se cilat ushqime kalorike t’i eleminojë e cilat jo.
Më pas, ato vazhduan trajtimin në qendrën e fitnesit “Gym dhe FiveStar”, ku filluan stërvitjet me trajnerin Bent Tolaj.
Në vetëm shtatë javë, Kaltrina kishte arritur një rezultat të dëshiruar duke humbur gjashtë kilogramë.
Më pas, Suzana dhe Kaltrina vazhdua vizitat te dermatologu dhe dentisti, ku Kaltrinës iu mundësua rregullimi i dhëmbëve dhe eleminimi i defekteve në lëkurë.
Pas përzgjedhjes së veshjeve në një nga butikët e Prishtinës dhe makijazhit në sallonin “Kaci dhe Sellma”, Kaltrina kishte arritur një rezultat drastik.
Në fund të emisionit, protagonistja ishte shumë e kënaqur me “Metamorfozën” e saj. /Telegrafi/