Telegrafi

Kalou: Fitorja ndaj Stoke shumë e rëndësishme

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë shënoi hat-trick në fitoren 7-0 të bluve dhe është i lumtur që ka qenë pjesë e tre pikëve të rëndësishme për klubin e tij.

“Kjo do të thotë shumë. Ka qenë një ndeshje e rëndësishme për secilin. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe ta ruajmë përqendrimin në ndeshjet tona. Këtë e bëmë së fundi, 7-0 është një rezultat i shkëlqyeshëm”, ka thënë Kalou. /Telegrafi/