Telegrafi

“Kalorësi” në biçikletë, “hit” i ri në internet! (Video)

Një burrë i paemëruar, e ka “adaptuar” biçikletën e tij në kalë. 

Me këtë veprim, ky ‘kalorës’ është bërë i dashur për të gjithë shikuesit, pasi videoja – ku shihet ai dhe “krijesa” e tij – është përhapur në mënyrë virale në internet, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk mund të rri indiferent dhe të mos qesh” dhe ‘zëvendësoni të gjithë ponit e shkretë me nga një biçikletë të tillë”, janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime përkitazi me këtë video. /Telegrafi/