Kamerat e sigurisë në jug të Los Angeles të SHBA-ve, kanë filmuar momentin kur një veturë kalon nëpër binarë dhe befasisht goditet nga treni që lëvizte me shpejtësi të madhe.
Detektivi i departamentit të policisë së Los Angeles, Moses Castillo, ka shpërndarë këto pamje rrëqethëse. E gjitha u zhvillua gjatë të martës në rrugën 55 në Long Beach Avenue, transmeton Telegrafi.
Në video shihet shoferi i veturës që kthehet në të majtë, kur edhe ngadalëson për të kaluar mbi binarë. Por, duket se nuk e kishte parë që po vinte me shpejtësi të madhe treni.
Por është interesant se si shoferi i veturës i ka shpëtuar vdekjes edhe pse në shikim të parë duket se nuk kishte gjasa. Sipas policëve që kanë mbërritur në vend të ngjarjes, shoferi ka shpëtuar me disa mavijosje. /Telegrafi/
https://twitter.com/DetectiveMoses/status/1235212996101586944