Site icon Telegrafi

Kalon testin për patentë shofer pas 950 tentimesh

Për katër vjet me radhë, 68-vjeçarja Cha Sa-soon nuk kishte arritur të kalonte testin – dhe së fundi pati arsye të festonte – sepse kishte grumbulluar 60 pikë nga 100 të mundshmet.

Kjo femër kishte shpenzuar më shumë se 4.000 dollarë për paraqitje në test – ndërsa tash e pret puna më e vështirë – testi i vozitjes. Dhe pasi të kalon këtë test, natyrisht mund të pajiset me patentë shoferi.

“Mendoj se çdo gjë mund të arrihet kur jeni këmbëngulës”, ka thënë ajo për agjencinë Reuters. E kush mund të thotë se ajo nuk ishte këmbëngulëse? /Telegrafi/

Exit mobile version