Site icon Telegrafi

Kalon me “rollera” pranë ruses 88-vjeçe që po shëtiste qenin, i riu godet litarin e kafshës dhe e tërheq zvarrë për vdekje të moshuarën

Ky është momenti rrëqethës kur një grua 88-vjeçe që kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje, tërhiqet zvarrë për vdekje nga një i ri që po lëvizte me “rollers”.

Pamjet e kamerave të sigurisë të shfaqura në gjykatën e Moskës, tregon dy gra të moshuara duke ecur në parkun e qytetin me qentë e tyre – ku njëri prej tyre ishte i lidhur me litar.

Befasisht shfaqet Igor Berin me “rollera” që kalon pranë gruas, të cilës ia godet litarin e qenit – duke e tërhequr zvarrë nëpër trotuar.

Në gjykatë u tha se viktima ka pësuar lëndime në kokë, pasi u përplas në trotuar dhe ndërroi jetë më vonë në spital.

Megjithatë Berin është liruar nga gjykata ruse duke u cilësuar si vdekje nga neglizhenca, ndërsa për një vit atij i kufizohet liria e lëvizjes – duke u kërkuar nga ai që çdo muaj të lajmërohet në polici. /Telegrafi/

Exit mobile version