Shoferi i paemëruar që kaloi nëpër katër ndalesa, në një rrugë në Lunarkshire të Anglisë, është dënuar me gjobë dhe i është konfiskuar patet-shoferi.
Derisa treni ishte pak metra larg, ai nuk u durua dhe bëri disa manovra për të tejkaluar në pjesën tjetër, transmeton Telegrafi.
Madje, njëra prej laurave i ka rënë në kapakun e pjesës së pasme në Mercedesit, duke i shkaktuar disa gërvishtje.
Videon e postuar më poshtë, e ka shpërndarë policia që të tregojë, se ‘si nuk duhet të kalohen ndalesat’.
“Shmangia e pritjes prej disa minutave, ka mundur t’i kushtonte me jetë. Pasi të paguajë gjobën, tani i duhet të hyjë sërish për të marrë patentën”, shkruan në raportin policor. /Telegrafi/
https://youtu.be/lz9tHRR40Ng