Telegrafi

Kalon në korsinë e kundërt, tre persona në gjendje të rëndë

I riu nga Patosi, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa BE 2136 në rrugën Patos-Fier ka kaluar në krahun e kundërt dhe për pasojë ka goditur mjetin që vinte përballë tij, tip Opel me targa FR 9137 C, i cili drejtohej nga shtetasi M. M, ndërsa në automjet ishte si pasagjere bashkëshortja e tij, njofton Noa.

Tre të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit, ku vijojnë të ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. /Telegrafi/