Site icon Telegrafi

Miratohet në komisionet parlamentare projektbuxheti 2024 në Shqipëri, e kalon shifrën e 7 miliardë eurove

Pa as një votë kundër dhe abstenim, u miratua projektbuxheti për vitin 2024 në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Buxheti i kalon 7 miliardë euro.

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot nen për nen projektbuxhetin duke pranuar dhe kërkesat e disa institucioneve për shtim fondesh, por dhe punonjësish.

Janë pranuar 19 kërkesa të institucioneve për shtim buxheti dhe 2 kërkesa për shtesa punonjësish pa ndikim në rritjen e fondeve, të cilat në total arrijnë vlerën e 1.1 miliardë lekëve.

Ndërkohë, janë rrëzuar të gjitha amendimet e bëra nga opozita.

Pas miratimit në komisione, projektbuxheti 2024 do të kalojë për miratim në Parlament. /Telegrafi/

Exit mobile version