Site icon Telegrafi

Kalon natën në ndërtesën e këshillit të qytetit në vend të hotelit

Gruaja rreth moshës 30-vjeçare ka hyrë të premten në mbrëmje në ndërtesë duke menduar se është hotel, e cila ishte e hapur për shkak të takimit që mbahej atje.

"Kur kanë dalë, njerëzit kanë dëgjuar ushtimën e ujit në tualet por nuk ia kanë vënë veshin dhe i kanë mbyllur dyert pas vetes", ka thënë për agjencinë e lajmeve France Press kryetari i Dannemarie, një vendi me rreth 2.500 banorë.

Kur e ka kuptuar se është e mbyllur, turistja i ka ndezur të gjitha dritat për të tërhequr vëmendjen, por ende nuk e kishte të qartë se ku ishte. Më vonë në dritare e ka vendosur një porosi e cila shkruante: "22.08.2009. E mbyllur në tualet. A mundet dikush të hap dyert?", dhe në fund ka fjetur në kolltukun në korridor.

Gruan e re e ka “liruar” të shtunën në mëngjes vet kryetari i komunës të cilin e kishte lajmëruar një kalimtare e rastit e cila e kishte parë porosinë.

Exit mobile version