Telegrafi

Kalon Ligji për Sponsorizime në Sport

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku është diskutuar projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Deputetë e parlamentit të Kosovës kanë arritur që të votojnë projektligjin që do t’i ndihmojë edhe sportistët dhe kulturën.

Deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar. /Telegrafi/

Një deputet ka votuar me dorë – gjithsej 74 pro, dy abstenime dhe asnjë kundër