Site icon Telegrafi

Kalon buxheti për vitin 2018

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar në leximin e dytë buxhetin për vitin 2018. 59 deoutetë kanë votuar pro, 19 kundër dhe asnjë abstenim.

Mospajtimi ka pasur në disa amandamente dhe pas një debati të gjatë janë miratuar të gjitha amandamentet e buxhetit, e më pas është votuar si i tërë, raporton lajmi.

Buxheti i Kosovës pritet të jetë 2 miliardë 82 milion euro, të hyrat e përgjithëshme janë në vlerë të 1 miliardë e 829 euro.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës Bedri Hamza ka vlerësuar se ky buxhet do të siguroj qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të vendit, mbështetje të veprimtarive ekonomike, rritje të transfereve sociale dhe rritje te investimeve kapitale.

Exit mobile version