Site icon Telegrafi

Kalon afati për shikim të dëshmive, rasti “Haraçi” para akuzave

Nesër skadon afati prej 15 ditëve për të dyshuarit në rastin “Haraçi” të shikuar provat nga hetimi, pas së cilës prokurorja Vilma Ruskovska mund të ngre akuza.

Më 23 shtator, Ruskovska mbylli hetimet ndaj tre të dyshuarve, Bojan Jovanovskit dhe Zoran Mileskit, të dyshuar për tregtim me ndikim dhe pastrim parash dhe Katica Janevës për shpërdorim të detyrës zyrtare si prokuror speciale.

Jovanovski (15 korrik) dhe Janeva (21 gusht) janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa Milevski është nën arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit të premten vendosi që “Boki 13” të mbetet në paraburgim për shkak të rrezikut për arratisje. Gjykatësit nuk e pranuan kërkesën e “Bokit 13” për shkak të problemeve shëndetësore dhe kujdesit të nevojshëm mjekësor për tu vendosur në arrest shtëpiak.

Avokatët e Janevës përsëri iu drejtuan Gjykatës së Apelit për lirimin e saj nga paraburgimi, pasi hetimi përfundoi, duke hequr arsyet e mbajtjes së saj në burgun hetues.

Jovanovski dhe Janeva ende nuk kanë dhënë dëshmi para Ruskovskës që kur janë deklaruar si të dyshuar për rastin “Haraçi”.

Avokati i Jovanovskit Sasho Dukovski dhe Janeva kërkuan që së pari të shikojnë provat dhe pastaj klientët e tyre të japin dëshmi./Telegrafi/

Exit mobile version