Site icon Telegrafi

Kalon afati ligjor për zyrtarizimin e koalicioneve parazgjedhore, PDK, LDK dhe Vetëvendosje shkojnë të vetme në zgjedhje

Ka kaluar afati ligjor që partitë politike do duhej t’i paraqisnin aplikacionet e tyre në KQZ, për t’i zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në KQZ janë zyrtarizuar katër koalicione parazgjedhore. AAK-PSD, NISMA-AKR, koalicioni Vakat i partive boshnjake si dhe Partia Demokratike Progresiste dhe Partia e Re e Kosovës.

Lexo po ashtu AAK-PSD zyrtarizojnë koalicionin e tyre në KQZ

Ndërkaq, përkundër tentimeve mes dy partive të mëdha LDK-LVV, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor, kjo gjë nuk ndodhi.

PDK ishte deklaruar më herët rreth koalicioneve parazgjedhore, duke theksuar se do të shkojnë të vetme në zgjedhje.

Lexo po ashtu Pas AAK-së, edhe Nisma-AKR dorëzojnë koalicionin në KQZ

Ndërkaq, tri partitë politike PDK, LDK dhe LVV, pasi sot nuk paraqitën koalicione parazgjedhore deri në ora 24:00, nuk janë të obliguara që të aplikojnë për certifikim.

Subjektet politike dhe personat e pavarur, këtë mund ta bëjnë deri më 6 shtator.

KQZ ka caktuar si afat zyrtar të aplikimit për regjistrim të subjekteve politike dhe individëve për zgjedhjet e tetorit, afatin kohor 27 gusht deri më 6 shtator.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u shpërnda me 22 gusht, pasi Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërkaq presidenti Thaçi caktoi datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme me 6 tetor./Telegrafi/

Exit mobile version