Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka ndaluar tre persona për kalim ilegal të kufirit.
Në pikën kufitare në Han të Elezit, njësiti patrulluese ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Maqedonisë Veriore pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit janë deportuar në PK Bllacë, Maqedoni Veriore.
Ndërkaq në fshatin Korminjan policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull Serb shtetas të Serbisë pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/