Sarah Rixham nga Sheffield Anglisë, që kali me sukses mbi litarin e tendosur në 20 metra lartësi, derisa në të dy anë shpërthenin fishekzjarrë, si pjesë e një festivali në Cyrih të Zvicrës.
Mbi dy milion njerëz janë mbledhur në këtë festival, që zhvillohet në kryeqytetin zviceran për çdo tri vjet, derisa kjo shfaqje e atletes britanike, ka qenë më mbresëlënësja, transmeton Telegrafi.
“Ishte e mahnitshme të shihet kjo lëvizje në lartësi, kalonte nëpër fishekzjarrë derisa ecte me shumë saktësi” ka thënë një i pranishëm, që i ka shpërndarë fotografitë.
Meqenëse këtë sfidë e kaloi me shumë sukses, mendohet se Rixham mund të ketë edhe ecje të ngjashme edhe nëpër hapësira tjera më të larta dhe të japë shfaqje edhe më të mira. /Telegrafi/