Telegrafi

Kaloi nëpër shiritin për valixhe, arrestohet që hyri në zonë të ndaluar (Video)

Forcat e rendit në aeroportin e Floridës së Shteteve të Bashkuara, e kanë ndaluar një të ri të paemëruar, që kaloi nëpër shiritin për valixhe dhe doli në një zonë të ndaluar të aeroportit.

I dyshuari shkoi në një hapësirë pranë fluturakeve, ku janë të lejuar pilotët, mekanikët dhe një numër i vogël mirëmbajtësish, transmeton Telegrafi.

“Po bëjmë hetime të thella, se si arriti deri aty dhe çfarë qëllime kishte, siguria duhet të rritet edhe në shiritin që nxjerrë valixhet jashtë”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Megjithëse ende po qëndron në mbajtje, i dyshuari nuk ka treguar për motivet, ndërsa ka mundësi që gjithçka e bëri si lojë apo pranoi ndonjë sfidë si formë basti. /Telegrafi/